Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 18 Dhjetor 2018

Publikuar më: 18-12-2018


Në mbledhjen e datës 18 Dhjetor 2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi projektbuxhetin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2019.

Në mbështetje të nenit 44, pika 1, shkronja “a”, nenit 52, pika 1, shkronja “gj”, nenit 53, pika 5, shkronja “f” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi buxhetin Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2019. Buxheti i miratuar për vitin 2019 siguron mbarëvajtjen e plotë të Institucionit gjatë vitit të ardhshëm, si dhe garanton përmbushjen e objektivave strategjikë të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave të parashikuara në Planin Strategjik 2018-2020.

  • Mbi miratimin e një ndryshimi në Rregulloren “Për Politikën e administrimit të mjeteve financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”.

Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi propozimin për një ndryshim në Rregulloren “Për Politikën e administrimit të mjeteve financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, i cili synon një efikasitet më të lartë të aktivitetit investues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

  • Mbi miratimin e një shtese në Rregulloren “Për administrimin e aktiveve të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave” miratuar me Vendimin nr. 5 datë 30.03.2017 të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi propozimin për një shtesë në Rregulloren “Për administrimin e aktiveve të Agjencisë së Sigurimit të

Depozitave” miratuar me Vendimin nr. 5 datë 30.03.2017 të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Rregullorja u rishikua me qëllim përputhjen me kërkesat e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe rekomandimet e auditit të brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

  • Informacion mbi nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave u informua mbi zyrtarizmin e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave në vijim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit. Marrëveshja ka për qëllim konsolidimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve si urë komunikimi me bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave, forcimin më tej të skemës nëpërmjet fushatave të ndërgjegjësimit të publikut, mbrojtjen e interesave të depozituesve etj.

Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.