Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 14 Shtator 2018

Publikuar më: 21-09-2018


Në mbledhjen e datës 14 Shtator 2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në vijim të vendimmarrjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për dhënien e miratimit paraprak për bashkimin me përthithje të Bankës Intesa Sanpaolo Albania sh.a. me Veneto Banka sh.a.” dhe “Për dhënien e miratimit paraprak për bashkimin me përthithje të Bankës Amerikane të Investimeve sh.a. me Bankën NBG Albania sh.a.”, bazuar në dispozitat ligjore të parashikuara në ligjin nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar si dhe në akte të tjera ligjore dhe nënligjore, mori në shqyrtim dhe miratoi përjashtimin nga skema dhe revokimin e certifikatës së sigurimit të depozitave të Bankës NBG Albania SH.A., të përthithur nga Banka Amerikane e Investimeve SH.A. dhe përjashtimin nga skema dhe revokimin e certifikatës së sigurimit të depozitave të Bankës Veneto SH.A., të përthithur nga Banka Intesa Sanpaolo Albania SH.A.

Vendimmarrja e Këshillit i ngarkon bankat përthithëse, që të mbajnë të veçuara, për qëllime të sigurimit nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, depozitat e siguruara të subjekteve pjesëmarrëse në këtë proces, për një periudhë tre-mujore nga hyrja në fuqi e revokimit të licencës të bankave të përthithura, që përkon me çregjistrimin e këtyre të fundit në Qendrën Kombëtare të Biznesit.