Mbi vizitën e grupit të punës të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave pranë Fondit të Sigurimit të Depozitave të Ukraines

Publikuar më: 09-07-2019


Në datat 10 – 12 Qershor 2019,  një delegacion nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) vizitoi Fondin e Sigurimit të Depozitave të Ukraines (DGF) në Kiev.

Gjatë takimeve tre ditore DGF dhe ASD patën një diskutim të hollësishëm mbi procesin e kompensimit, kuadrin rregullator të tij dhe infrastrukturën e teknologjisë së informacionit (IT). 

Koleget e Agjencise   paten mundësinë për të mësuar më shumë  mbi  përvojën e kolegëve të tyre Ukrainas  lidhur me  procesin e kompensimit, mësimet e nxjerra nga kompensimet e kryera se  fundmi dhe sfidat  ne te ardhmen.

 

Kjo vizitë u organizua nga zyra e FSVC-së në Tiranë dhe u financua nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).