Mbi miratimin e rregullores “Për kompensimin e depozitave të siguruara”

Publikuar më: 01-09-2016


Me urdhër të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është miratuar Rregullorja nr.3762, datë 18.7.2016 “Për kompensimin e depozitave të sigururara”. Kjo rregullore hyn në fuqi më datë 13 gusht 2016 dhe është hartuar në zbatim të Ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, si dhe të planit strategjik të Agjencisë për vitet 2015-2017.

Objekti i saj është detajimi i rregullave dhe procedurave për realizimin e procesit të kompensimit, përzgjedhjen e bankës agjente dhe subjekteve mbështetëse, si dhe ndërveprimin e subjekteve të përfshira këtë proces. Subjekte të kësaj rregulloreje janë subjektet anëtare të skemës, likuidatori, bankat agjente dhe subjektet mbështetëse të kontraktuara nga Agjencia, si dhe subjektet nën likuidim të detyruar.

Fletore zyrtare nr. 141, Korrik 2016