Mbi ceremoninë e dorëzimit të certifikatave të anëtarësimit në skemën e sigurimit të depozitave, të Shoqërive të Kursim Kreditit

Publikuar më: 01-12-2016


Më datë 30.11.2016,  në ambjentet e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, u zhvillua një takim zyrtar për dorëzimin e “Certifikatës së sigurimit të depozitave”,  Shoqërive të Kursim Kreditit të cilat kanë përmbushur kushtet për anëtarësimin në skemën e sigurimit të depozitave.

Shkk-të të cilat u paisën me “Certifikatën e sigurimit të depozitave”, janë shkk Alb Credit, shkk ALB-Progres, shkk FED Invest , shkk Partner Plus dhe shkk Petrelë. Anëtarësimi në skemë i tyre fillon më datë 1 janar 2017. Niveli maksimal i sigurimit dhe kompensimit të depozitave për cdo anëtar depozitues në shkk-në anëtare të skemës së sigurimit të depozitave është 2.000.000 lekë.

Në takim morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të shkk-ve dhe përfaqësues të Bankës së Shqipërisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë z. Genci Mamani, në fjalën e tij bëri një përmbledhje të gjithë procesit të përfshirjes në skemë të këtyre subjekteve. Ai vlerësoi punën e bërë për përmbushjen e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave, si dhe theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i mëtejshëm në mbarëvajtjen e këtij procesi.