Në vëmendje të punonjësve të shkk-ve

Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) që prej vitit 2002 është institucioni përgjegjës për administrimin e skemës së sigurimit të depozitave në Republikën e Shqipërisë. ASD siguron depozitat tuaja në çdo shoqëri kursim-krediti (shkk) dhe kompenson ato deri në nivelin maksimal 2.000.000 lekë, në rast se shkk-ja nuk është më në gjendje të paguajë depozitat tuaja.

Vetëm shkk-të anëtare të skemës së sigurimit të depozitave lejohen të ushtrojnë veprimtarinë në Republikën e Shqipërisë. Anëtarësimi i tyre në skemë është i detyrueshëm.

PËRFITUES nga skema e sigurimit të depozitave është çdo depozitues anëtar i shkk-së: individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka depozitë në një shkk,  në lekë ose në monedhë të huaj, sipas ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

Sigurimi i depozitave në shkk fillon nga data 1 Janar 2017.

Si anëtare në skemën e sigurimit të depozitave, shkk që anëtarësohen për herë të parë në skemë paguajnë kontribut fillestar dhe më pas primet vjetore për sigurimin e depozitave të depozituesve të tyre. Në rast se një shkk nuk ka mundësi të paguajë depozitat për arsye të cilat lidhen direkt me gjendjen e saj financiare, ASD-ja i kompenson depozituesit duke përdorur këto kontribute, si dhe fitimet nga investimi i tyre.

Për një kompensim të saktë dhe të shpejtë, në funksion të ruajtjes së stabilitetit të sistemit  financiar në vend, është shumë e rëndësishme:

  1. Hedhja e saktë e të dhënave për depozituesin dhe depozitën:
  • Regjistrimi i saktë i të dhënave identifikuese të depozituesit (Emër, mbiemër, numër personal, atësia, datëlindja, nudokument   identifikimi).
  • Regjistrimi i saktë i të dhënave kontaktuese të depozituesit (Numër telefoni, adresë banimi, adresë email-i).
  • Regjistrimi i saktë i të dhënave për depozitën (Numri i llogarisë, shuma, norma e interesit të aplikuar, monedha, titullari i  depozitës, numri i titullarëve të depozitës & përqindja e tyre në depozitë).
  1. Ndërgjegjësimi dhe informimi i saktë i depozituesit:
  • Shkk-ja duhet të ndërgjegjësojë klientët e saj në lidhje merëndësinë e përditësimit të të dhënave të tij, pas çdo ndryshimi të    mundshëm.
  • Shkk-ja duhet të informojë saktë klientët që:
    a. Kufiri maksimal i sigurimit për çdo depozitues është 2,000,000 lekë, për çdo shkk.
    b. Agjencia e Sigurimit të Depozitave është institucioni i vetëm që siguron dhe kompenson depozitat e depozituesve të shkk-ve në Republikën e Shqipërisë.
    c. Sigurohen të gjitha depozitat e depozituesve në shkk që ushtrojnë aktivitetin në territorin e Republikës së Shqipërisë.
porno izle porna