Mbi mbylljen e punimeve të workshopit me temë “Metodologjia e vlerësimit të parimeve bazë për një sistem efektiv të sigurimit të depozitave”

Data e fillimit: 06/07/2011
Data e mbarimit 08/07/2011
Vendndodhja: Tiranë

Pershkrimi:

Workshop tirane korrik 2011

Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Komitetin e Organizimit të Trajnimeve dhe Konferencave të IADI – it, zhvilluan në Tiranë, nga data 6 deri në 8 Korrik 2011, workshopin me temë “Metodologjia e vlerësimit të parimeve bazë për një sistem efektiv të sigurimit të depozitave”.

Ky workshop, i pari në llojin e tij mblodhi së bashku përfaqësues të nivelit të lartë të drejtimit të institucioneve homologe të sigurimit të depozitave, anëare të IADI–it, konsulentë të USAID – it, projektit të partneritetit për stabilitet financiar PFS, si dhe përfaqësues të nivelit të drejtimit të autoriteteve rregullatore dhe mbikëqyrëse vendore.

Workshopi u konsiderua i suksesshëm, si prej organizatorëve ashtu dhe prej pjesëmarrësve, pasi realizoi objektivin e tij kryesor që ishte përgatitja profesionale e kuadrove të sigurimit të depozitave dhe aftësimi i tyre për vetëvlerësim sipas parimeve bazë për një sistem efektiv të sigurimit të depozitave.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave vlerëson se ky workshop i shërbeu në veçanti ngritjes së nivelit të kualifikimit profesional në fushën e sigurimit të depozitave të punonjësve të Agjencisë, për vlerësimin e përputhshmërisë së standarteve të saj profesionale me parimet bazë të sistemit të sigurimit të depozitave, si standarte të miratuara nga Komiteti i Baselit për Mbikëqyrjen Bankare (BCBS) dhe Shoqata Ndërkombëtare e Siguruesve të Depozitave (IADI).