Trajnim me përfaqësues të bankave të qarkut të Durrësit, me temë “Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”

Data e fillimit: 30/06/2016
Data e mbarimit 30/06/2016
Vendndodhja: Durrës

Pershkrimi:

image-01-07-16-03-52-4

Në zbatim të kalendarit vjetor të trajnimeve me punonjës të sistemit bankar, Agjencia e Sigurimit të Depozitave organizoi në qytetin e Durrësit më datë 30.06.2016, trajnimin me temë “Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”. Në trajnim morë pjesë drejtues të degëve të bankave dhe punonjës të bankave të qyteteve Durrës, Kavajë, Shijak, Shkozet, Fushë Krujë.

Temat që u referuan vunë në pah *rëndësinë e rolit të punonjësit të bankës në kontakt me depozituesit për ofrimin e informacionit të saktë, të qartë dhe në kohë në lidhje me sigurimin dhe kompensimin e depozitave, *rëndësinë e cilësisë dhe mirëmbajtjes së të dhënave të depozituesve, * rëndësinë e centralizimit të të dhënave në sistemin informatik të ASD-së, në funksion të realizimit të misionit të Agjencisë: miradministrimi i skemës së sigurimit të depozitave.

Diskutimet e pjesëmarrësve treguan rëndësinë që ka për ASD-në bashkëpunimi me sektorin bankar në nivel lokal. Ndërgjegjësimit i personelit bankar mbi zbatimin me korrektësi të kërkesave të kuadrit rregullativ për sigurimin e depozitave në kohë të qeta, do të mundësojë përballimin e situatave të krizave dhe realizimin me sukses të procesit të kompensimit.