Trajnim me perfaqësues te subjekteve anëtare të skemes së sigurimit te depozitave të qyteteve Durrës, Kavajë dhe Krujë me temë “Menaxhimi i mire i Burimeve Njerëzore dhe Mjeteve Financiare: Elementë të rëndësishëm në funksion të Procesit të Kompensimit“

Data e fillimit: 27/03/2014
Data e mbarimit 27/03/2014
Vendndodhja: Durrës

Pershkrimi:

Më datë 27 Mars 2014, Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, organizoi trainimin me temë “Menaxhimi i mirë i Burimeve Njerëzore dhe Mjeteve Financiare: Elementë të rëndësishëm në funksion të Procesit të Kompensimit“, me përfaqësues të bankave dhe të shkk-ve të qyteteve Durrës, Kavajë dhe Krujë.
Trajnimi synonte të theksonte që menaxhimi i mire i burimeve njerëzore dhe mjeteve financiare në kohë të qeta janë elemente të rëndësishme për përballimin e situatave të krizave dhe sidomos për realizimin me sukses të Procesit të Kompensimit. Në këtë kuadër, temat që u referuan vunë në pah rëndësinë e madhe që ka punonjësi i bankës në kontakt me depozituesit përsa i përket komunikimit me klientin bankar, informimi qartë dhe në kohë i tyre në lidhje me sigurimin dhe kompensimin e depozitave, hedhja saktë dhe mirëmbajtja e të dhënave të depozituesve në regjistrat e bankës, duke pasur parasysh transparencën dhe shmangien e rrezikut operacional në aktivitetin e tyre.
Gjithashtu, pjesëmarrësit u informuan per pozicionin financiar të ASD-së dhe administrimin e mjeteve financiare të saj, me qëllim arritjen e objektivave strategjik të Agjencisë dhe garantimin e procesit të kompensimit në zbatim te Ligjit “Për Sigurimin e Depozitave”
Sesion i veçantë iu kushtua përfshirjes së shoqërive të kursim kreditit në skemën e sigurimit të depozitave.
Trainimi u organizua në formën e një tryeze të përbashkët diskutimi ndërmjet organizatorëve dhe pjesëmarrësve, përfaqësues të bankave të nivelit të dytë dhe shoqërive të kursim kreditit. Pjesëmarrësit vlerësuan pozitivisht mundësinë që ofroi trajnimi për një shkëmbim të hapur të eksperiencave, problematikave që shfaqen dhe identifikimin e çështjeve që duhen ndjekur në vijimësi.