Roli i punonjësit të shërbimit me klientin në realizimin e objektivit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave

Data e fillimit: 16/10/2014
Data e mbarimit 16/10/2014
Vendndodhja: Gjirokastër

Pershkrimi:

Në datën 16 Tetor 2014, në qytetin e Gjirokastrës, Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi trajnimin me temë “Roli i punonjësit të shërbimit me klientin në realizimin e objektivit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”. Në të morën pjesë punonjës të degëve të bankave të nivelit të dytë në rrethet Gjirokastër,Përmet, Tepelenë, Sarandë, Delvinë, Memaliaj, etj. Gjithashtu pati dhe përfaqësues të nivelit të lartë të këtyre bankave.

ASD-ja realizoi këtë trainim në bashkëpunim me Departamentin e Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë.

Në fokus të trajnimit ishin çështjet si:

  • Roli i punonjësve të bankës për cilësinë e të dhënave të depozituesve dhe informimin e publikut;
  • Sistemi parandalimit të pastrimit të parasë / Transparenca dhe rreziku operacional në aktivitetin bankar;
  • Sistemi i ri informatik i ASD-së dhe rëndësia e tij;
  • Sigurimi i të dhënave cilësore për depozituesit si domosdoshmëri në procesin e kompensimit.

Ky takim kishte për qëllim të përçonte dhe rëndësinë që ka për ASD-në bashkëpunimi me sektorin bankar, me qëllim mirëmbajtjes së të dhënave të depozituesve. Në këtë kuadër merr rëndësi edhe ndërgjegjësimi i klientëve bankarë për skemën e sigurimit të depozitave si dhe përfitimet dhe kufizimet e saj. Gjithashtu u theksua qe Banka e Shqipërisë dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave, mbështetur në kuadrin e tyre rregullativ, me kerkesat lidhur me transparencen e produkteve dhe sherbimeve bankare, njohjen e thelluar te klienteles se tyre, ndergjegjesimin per rolin shume te rendesishem te punonjesit te klienteles lidhur me parandalimin e pastrimit te parave, bejne te mundur dhe sigurojnë jo vetem mbrojtien e të drejtave të depozituesve por edhe kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit të sistemit bankar dhe financiar ne vend.