Mbi ushtrimin e simulimit për kompensimin e depozitave të siguruara

Data e fillimit: 13/11/2017
Data e mbarimit 17/11/2017
Vendndodhja: Agjencia e Sigurimit të Depozitave

Pershkrimi:

Në datat 13-17 nëntor 2017, Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) me mbështetjen e ekspertëve   të Financial Services Volunteer Corps (FSVC), zhvilloi  në ambientet e saj një aktivitet një javor me tematikë “Mbi ushtrimin e simulimit për kompensimin e depozitave të siguruara”, me synim  përgatitjen e  skenarëve të ndryshëm të  simulimit. Ushtrimi i simulimit do  të ndikojë  në     rritjen e aftësive profesionale  të stafit të Agjencisë për ndërtimin dhe ekzekutimin e ushtrimeve të tilla në të ardhmen. Gjithashtu do të   përmirësojë   nivelin  e gatishmërisë dhe kapaciteteve profesionale të nevojshme   për përmbushjen e mandatit ligjor të ASD-së.

Ky është projekti i radhës i organizuar nga FSVC, në kuadrin e një programi për forcimin e kapaciteteve institucionale të ASD.

I gjithë aktiviteti u  financua nga  Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).