Mbi aktivitetin me nxënësit e shkollës verore në ambjentet e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave

Data e fillimit: 02/07/2014
Data e mbarimit 02/07/2014
Vendndodhja: Tiranë

Pershkrimi:

Në funksion të strategjisë së ASD për ndërgjegjësimin e publikut dhe në vijim të takimeve me grupet e interesit me qëllim rritjen e nivelit të vetëdijes mbi çështje të sigurimit të depozitave, në datën 02. 07. 2014 vizituan ambjentet e Agjencisë një grup fëmijësh të moshës nga katërmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë vjeç.
Vizita në ASD ishte parashikuar në programin e shkollës verore të cilën ata po ndjekin.
Për ta bërë sa më interesante ditën e tyre në Agjenci, nga grupi organizues i këtij eventi u prezantuan disa tema informative dhe edukative lidhur me funksionimin e sistemit financiar duke u fokusuar ne koncepte bazë si banka, paraja, sigurimi i depozitave dhe planifikimi për të ardhmen.
Gjatë prezantimeve u pa që interesi i të rinjve ishte shumë i gjallë, manifestuar kjo nga pyetjet e shumta dhe diskutimet e lira me stafin prezantues.
Duke qenë se edukimi i brezit të ri është pjesë e planit strategjik për marrëdhënien me publikun, suksesi i këtij eventi u konsiderua nga drejtimi i Agjencisë si krijimi i një produkti të ri adresuar grupmoshave të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve.
Kjo eksperiencë do të shërbejë si gur themeli për vazhdimin e organizimit të takimeve të tjera të ngjashme në të ardhmen.