Leksion i hapur “Stabiliteti financiar, roli i skemave të sigurimit të depozitave në ruajtjen e stabilitetit financiar”

Data e fillimit: 16/03/2018
Data e mbarimit 16/03/2018
Vendndodhja: Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

Pershkrimi:

Në kuadër të Javës së Parasë të zhvilluar nga datat 12 deri më 18 Mars 2018, Agjencia e Sigurimit të Depozitave mori pjesë në Leksionin e  hapur të organizuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Leksioni i hapur u mbajt nga zj. Marilda Shkurti nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, me temë “Stabiliteti financiar, roli i skemave të sigurimit të depozitave në ruajtjen e stabilitetit financiar”; zj. Juna Bozdo, Përgjegjëse e Sektorit të Vlerësimit Sistemik, të Departamentit të Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, me temë “Stabiliteti financiar, roli i Bankës së Shqipërisë në ruajtjen e tij dhe paketa e deeuroizimit”; zj. Artiola Agalliu, Drejtore e Departamentit të Menaxhimit të Riskut, Union Bank, me temë “Stabiliteti financiar, roli i bankave”.