Leksion i hapur “Skema e sigurimit të depozitave në Shqipëri, ASD, roli dhe funksionet e saj”

Data e fillimit: 16/01/2018
Data e mbarimit 16/01/2018
Vendndodhja: Universiteti Epoka

Pershkrimi:

Në vijim të trajnimeve dhe takimeve me grupet e interesit, me qëllim rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit  mbi skemën e sigurimit të depozitave dhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, u organizua takimi i rradhës në formën e leksionit të hapur pranë Universitetit Epoka, me studentët e degës Bankë – Financë.

Leksioni me temë “Skema e sigurimit të depozitave në Shqipëri, ASD, roli dhe funksionet e saj” ngjalli shumë interes tek studentët të cilët morën pjesë aktive duke bërë pyetje të ndryshme gjatë prezantimit.

ASD ka tashmë në fokus të saj edukimin financiar të publikut duke e konsideruar si element të rëndësihëm në ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit financiar në vend.