Leksion i hapur me temë “Skema e sigurimit të depozitave në Shqipëri, ASD, roli dhe funksionet e saj”

Data e fillimit: 12/12/2017
Data e mbarimit 12/12/2017
Vendndodhja: Kolegji Universitar "Luarasi"

Pershkrimi:

Në funksion të strategjisë së ASD për ndërgjegjësimin e publikut dhe në vijim të trajnimeve dhe takimeve me grupet e interesit me qëllim rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit  mbi skemën e sigurimit të depozitave dhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, sot në ambjentet e Kolegjit Universitar “Luarasi” u zhvillua një leksion i hapur me studentë të vitit të parë dhe të tretë të degës Financë – Bankë.

Në fjalën e tij dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. asoc. dr. Mateo Spaho, tha qw qëllimi i këtij aktiviteti është të afrojë botën universitare të ekonomisë me institucionet publike dhe private që merren me financën dhe sidomos me kontrollin e saj.

Leksioni me temë “Skema e sigurimit të depozitave në Shqipëri, ASD, roli dhe funksionet e saj”  u  konceptua si nje prezantim informues dhe edukues mbi skemën sigurimit të depozitave në Shqipëri, përfitimet dhe kufizimet e saj, si dhe rolin dhe funksionet e ASD-së si i vetmi institucion që siguron depozitat në rast likujdimi të bankave/shkk-ve.

ASD si një nga institucionet e rrjetit të sigurisë financiare në vend, i kushton një vëmendje të madhe edukimit financiar të publikut. Përhapja e kulturës financiare është një komponent i rëndësishëm në formimin e studentëve, por dhe brezit të ri në përgjithësi i cili do të përballet me sfidat dhe risqet e një ekonomie  shumë komplekse

Duke qenë se ky event u prit shumë mirë dhe interesi i shfaqur nga studentët në formën e pyetjeve dhe pjesëmarrjes aktive gjatë prezantimit ishte shumë i madh, ASD planifikon vijimin e leksioneve të hapura në bashkëpunim të ngushtë më insitucionet e edukimit të lartë, privat apo publik në vend.