Aktivizimi i Sistemit të Automatizuar për Mbledhjen dhe Raportimin e të Dhënave

Data e fillimit: 30/09/2014
Data e mbarimit 30/09/2014
Vendndodhja: Tiranë

Pershkrimi:

Seminari me temë “Aktivizimi i Sistemit të Automatizuar për Mbledhjen dhe Raportimin e të Dhënave”, i zhvilluar në datë 30 Shtator 2014, në Tiranë.

Në datën 30 Shtator, Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi seminarin me temë “Aktivizimi i Sistemit të Automatizuar për Mbledhjen dhe Raportimin e të Dhënave”.

Ky seminar kishte për qëllim të theksonte detyrimin e Bankave për të zbatuar në mënyrë të menjëhershme kërkesat e Agjencisë për raportimin e të dhënave.

Gjatë seminarit u diskutuan planet për zhvillimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të Sistemit të Automatizuar.

Temat kryesore të seminarit, ndër të tjera, trajtuan:

  • Përmbledhjen e funksioneve të Sistemit të Automatizuar të ASD;
  • Ndikimin e sistemit në përmirësimin e procesit të punës për ASD dhe Bankat;
  • Ligjin i ri “Për sigurimin e depozitave” dhe ndryshimet që ai sjell në Sistem

Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues të lartë të bankave të nivelit të dytë si dhe të ftuar nga FSVC, FDIC, EBRD, dhe partnerë rajonalë

Prezantimi i këtij produkti ishte rezultat i një pune të përbashkët, e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen.