Çfare nuk sigurohet?

Perseri duke ju referuar ligjit ”Per sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, ASD nuk siguron:

a) pjesën e depozitës mbi 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë ose shuma e barasvlershme me të (kundërvleftën), në monedhë të huaj;
b) depozitat e çdo shoqërie tregtare, personi fizik ose personi tjetër juridik;
c) depozitat e drejtorit, të administratorëve, të debitorëve të bankës së siguruar ose                       të çdo depozituesi tjetër, me të njëjtin status në personat juridikë të lidhur me bankën në fjalë;
ç)  depozitat e çdo personi që zotëron, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të drejtën e pronësisë të një aksioneri në masën 5 për qind (pesë për qind) ose më shumë në kapitalin e bankës së siguruar ose të aksioneve me të drejtë vote të lidhur me bankën në fjalë;
d) depozitat e personave, të cilët kryejnë detyrën e auditimit dhe certifikimin e llogarive kontabël në bankat e siguruara, si dhe depozituesit me të njëjtin status në shoqëritë e tjera të të njëjtit grup;
dh) depozitat e çdo depozituesi të bankës së siguruar, që gëzon më shumë se 20 për qind (njëzet për qind) interes preferencial, të ndryshëm nga interesi i zbatuar sipas kushteve të punës për të gjithë depozituesit e tjerë të kësaj banke;
e) depozitat e çdo personi në bankën e siguruar, që përdor llogarinë depozitë për veprimtari kriminale;
ë) depozitat jonominative, përfshirë depozitat në letrat me vlerë të prurësit;
f) depozitat në degën e bankës jashtë  Shqipërisë;
g) depozitat e vendosura në bankën e siguruar  gjatë dhe pas ditës së ndërhyrjes në këtë bankë.