Këshilli Drejtues

Këshilli Drejtues Funksioni Institucioni Propozues
Donald Duraj Kryetar Banka e Shqiperise
Genci Mamani Anëtar Banka e Shqiperise
Erion Luçi Anëtar Ministri i Financave
Majlinda Dhuka Anëtare Ministri i Financave
Nexhmije Çela Anëtare Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA)

Organizimi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave

Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave është organi më i lartë vendimmarrës i Agjencisë. Bazuar në ligjin 53/14, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, anëtarët e këshillit drejtues emërohen nga Autoriteti Mbikëqyrës (Banka e Shqipërisë), të propozuar si më poshtë:

  • Dy anëtarë nga Autoriteti Mbikqyrjes.
  • Dy anëtarë nga Ministri i Financave.
  • Nje anëtar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA)

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Agjencisë emërohen për një afat pesëvjeçar dhe mund të rizgjidhen, bazuar në treguesit e performancës të veprimtarisë së tyre. Datat e qëndrimit në detyrë të anëtarëve janë të shpërndara gjatë periudhës pesëvjeçare.

Disa nga kompetencat dhe përgjegjësitë kryesore të Këshillit Drejtues janë: *

  • garanton zbatimin e legjislacionit në fuqi nga Agjencia;
  • administron rrezikun, ndaj të cilit Agjencia ekspozohet gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, duke marrë masat e duhura;
  • krijon sistemin e kontrollit të brendshëm për të gjitha fushat e veprimtarisë së Agjencisë dhe siguron funksionimin e tij;
  • miraton statutin, rregulloret e brendshme dhe planet strategjike e vjetore të veprimtarisë të Agjencisë;
  • mbikëqyr veprimtarinë e drejtorit të përgjithshëm dhe shqyrton raportimet e tij mbi administrimin e veprimtarisë së Agjencisë;
  • miraton strukturën organizative dhe projektbuxhetin e Agjencisë;
  • vendos për politikat e administrimit të mjeteve financiare të Agjencisë;
  • miraton bilancin vjetor, raportin vjetor dhe raportet e tjera financiare të Agjencisë;
  • përcakton primet e sigurimit, kontributet e anëtarësimit dhe kontributet e veçanta në përputhje me ligjin “Për sigurimin e depozitave”;
  • miraton dhe revokon dhënien e vërtetimit për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore, lidhur me sigurimin e depozitave dhe miraton anëtarësimin ose përjashtimin e subjekteve nga skema;
  • miraton masat parandaluese që Agjencia ushtron ndaj subjekteve anëtare, në përputhje me ligjin “Për sigurimin e depozitave” dhe aktet nënligjore, dhe propozon në Autoritetin Mbikëqyrës marrjen e sanksioneve ndaj subjekteve anëtare, sipas dispozitave të ligjit “Për sigurimin e depozitave”;
  • vendos për kompensimin e depozitave të siguruara sipas dispozitave të ligjit “Për sigurimin e depozitave”;
  • propozon për miratim në Autoritetin Mbikëqyrës shtyrjen e afatit për kryerjen e procesit të kompensimit;
  • vendos për pjesëmarrjen e Agjencisë në funksionet e kujdestarisë, likuidimit, shitjes së subjekteve anëtare dhe për pretendimin e Agjencisë të tagrave të ceduara nga kompensimi i depozituesve;
*Shënim:
Për më shumë informacion rreth funksionimit të Këshillit Drejtues dhe mbledhjeve të tij, procedurave të emërimit e lirimit të anëtarëve, kompetencave dhe përgjegjësive, ju lutem referojuni neneve nga 48 deri 52 të Ligjit Nr. 53/14 datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i cili mund të gjendet në seksionin ‘Legjislacioni’ të kësaj faqeje.

porno izle porna